Avokati Spartak Ngjela ka komentuar emërimin në Prokurorinë e Tiranës të katër familjarëve të deputetes socialiste Ermonela Felaj.

Në emisionin “Frontline”, Ngjela u shpreh se ata duhet të japin dorëheqjen duke theksuar se në sistemin gjyqësor nuk lejohen lidhjet familjare.

“Ka vetëm një zgjidhje. Ata duhet të japin dorëheqjen ose të pushohen. Nuk lejohet familjariteti në sistemin ligjor.

Nuk lejohet në Prokurori apo Gjykata fisi, sepse është goditje penale dhe më këtë mund të godasësh të gjithë armiqtë politikë. Duhet të japin dorëheqjen që të shpëtojnë, në të kundërt do nisë hetimi se çfarë kanë bërë me çështjet penale. Këshilla ime është të japë dorëheqjen”, u shpreh Ngjela.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re