OSBE ka reaguar për miratimit të gjyqtarit në Kushtetuese duke e vlerësuar një hap të rëndësishëm, ndërsa shton se pas kësaj zgjedhje janë në pritje të emërimeve të tjera pasuese.

Në një reagim në faqen zyrtare në rrjetet sociale shkruan se Gjykata duhet të jetë në funksion të plotë në mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore të qytetarëve.

Reagimi:

Prezenca e OSBE-së me kënaqësi vëren se është hedhur një hap i rëndësishëm e i shumëpritur drejt një Gjykate Kushtetuese plotësisht funksionale.

Pas zgjedhjes së një gjyqtari tjetër nga Kuvendi, mbetemi në pritje të emërimeve pasuese, me qëllim që Gjykata të jetë në funksion të plotë si një institucion thelbësor për mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë.

Përmes mbështetjes së përkushtuar, Prezenca është e gatshme të vazhdojë ta ndihmojë Gjykatën Kushtetuese për rritjen e efektivitetit dhe transparencës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re