TIRANË- Kanë mbërritur në presidencë kërkesat e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e Bledi Çucit dhe emërimin e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme.

“Referuar interesit tuaj mbi ardhjen në Institucionin e Presidentit të Republikës të propozimit për emërimin e z. Taulant Balla Ministër i Brendshëm, ju informoj që ky propozim sapo ka mbërritur”, thuhet në reagimin e presidencës.

Kryeministri Edi Rama vendosi të shkarkojë nga detyra Bledi Çuçin pas ngjarjes në Borizanë të Fushë-Krujës, ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan me shkopinj dhe shkelma dy persona të tjerë dhe shkak u bë sherri për guroren.

Pas kësaj, shefi ekzekutiv ka propozuar emrin e Taulant Ballës për drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Ndërkohë, kreu i shtetit Bajram Begaj tashmë pritet të dekretojë emrin e dërguar nga Rama./ n.m.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re