Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbi emërimin unanim të Drejtueses së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.

Gjonaj e cilësoi këtë si një moment shumë të rëndësishëm dhe një hap përpara në rezultatet e reformës në drejtësi.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ndër të tjera ajo shkruan:

“Emërimi sot i drejtuesit të BKH-së është një moment shumë i rëndësishëm, një hap i fortë përpara në rezultatet e reformës në drejtësi. BKH është gur-themeli në ndërtesën e drejtësisë penale.

Për herë të parë një grua në krye të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një lajm sa pozitiv aq edhe i mirëpritur.

Përgëzime për finalizimin e procesit SPAK & KLP, dhe falenderim partnerëve, veçanërisht OPDAT  për mbështetjen që i dhanë”, nënvizon Gjonaj.

Aida Hajnaj u propozua nga SPAK, pasi 3 rivalët e tjerë të saj ishin skualifikuar dhe nga sot do të jetë kryetarja e Byrosë Kombëtare të Hetimit ose e quajtur ndryshe si ‘FBI’-ja shqiptare.()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re