Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së Yuri Kim për emërimet në Gjykatën Kushtetuese duke thënë se funksionimi ndikon në plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave.

“Çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore”, shkroi Basha në Twitter.

Më parë, ambasadorja e ShBA, Yuri Kim reagoi për opinionin e Komisionit të Venecias duke treguar se ShBA është në të njëjtin mendim me të. Duke kujtuar shembullin e Skënderbeut, në shkrimin në Twitter, Kim tha se populli i Shqipërisë duhet të bashkohet për ti bërë ballë korrupsionit dhe padrejtësisë.

“Duke rikujtuar shembullin e Skënderbeut, Ambasada Flag of United States është në një mendje me Komisionin e Venecias: përballë korrupsionit dhe padrejtësisë – armiku ynë i përbashkët tek dera – populli i Shqipërisë duhet të bashkohet & udhëheqësit duhet të përgjigjen për detyrimin e tyre…”, shkroi Kim.

Faxweb.al raportoi rreth 1 javë më parë se Komisioni i Venecias publikoi opinionet lidhur me dy ligje në Shqipëri, atë të paketës anti-shpifje dhe emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Lidhur me të parë, Venecia u shpreh se ndryshimet ngrenë çështje të rëndësishme dhe nuk janë gati për miratim.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re