Pozita që po e kryen në Gjermani si ambasador i SHBA-ve, tani do të rëndohet me një detyrë “të rëndë e kryeneçe”.

Është fjala për Richard Grenell, njërin nga pesë personat më të besueshëm të Trump i cili po konsiderohej si “njeri i mirë” për të zëvendësuar John Bolton, si Këshilltari i ri për Siguri Kombëtare.

Por qasja diplomatike e tij, sipas vlerësimit të Trump, i shkon më shumë zgjidhjes një herë e mirë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Pse z. Grenell është i preferuari i Trump për temat e “kategorive të rënda”?

Sipas raporteve që citojnë burime të Shtëpisë së Bardhë, Trump ka thënë se i pëlqen shumë ajo që Grenell ka arritur si ambasadori amerikan në Gjermani.

Grenell njihet si autori i presionit të SHBA-ve mbi qeverinë gjermane, duke përfshirë nismën që Berlini të shpenzojë më shumë në mbrojtje, dhe pa dyshim, duke nxitur një politikë konfrontuese të Gjermanisë kundër Iranit.

Mediat gjermane e kanë cilësuar atë si një agjent që ndërhyn në politikën e brendshme. Për Trump, Grenell mund të jetë kandidati ideal.

Sa mund të bëjë Grenell për Kosovën?

Është pothuajse e qartë që për SHBA-të, një zgjidhje ideale është ajo ku asnjëra palë nuk merr krejt çfarë pretendon. Kjo mund të çojë tek idetë që konsiderohen si të rrezikshme për të shtetet, e megjithatë, Grenell nuk është i pa njoftuar me Kosovën.

Sipas Washington Post, ai nuk do ta lë pozitën e ambasadorit teksa ndihmon SHBA-të në zgjidhjen e tensioneve prej dy dekadash. WP-ja nuk lë pa përmendur edhe përvojën tejet të gjatë të z. Grenell në komunikim politik.

Pozita e tij si zëdhënës i Ambasadës së SHBA-ve në OKB për shtatë vjet, duke u shërbyer katër ambasadorëve të ndryshëm, është përvojë që nuk e ka pasur askush tjetër në atë institucion.  

Emërimi i tij si i dërguari i presidentit Trump për dialogon Kosovë – Serbi, pason atë të Matthew Palmer si të dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor, një tjetër provë se SHBA e ka marrë seriozisht ripotencimin e pozitës së saj në rajon.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re