Skip to content

Emërohen magjistratët e rinj/ Drejtuesja e KLSH: Avantazhet e hartës së re gjyqësore

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Drejtuesja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, ka treguar avantazhet  që sipas saj, ka harta e re gjyqësore. Ajo thotë se reforma parashikon uljen e numrit të stokut të dosjeve në Gjykatën e Apelit.

 

Kjo e fundit pritet të çelet majin e vitit tjetër.

 

NAUREDA LLAGAMI

KRYETARE E KLGJ

Tashmë KLGJ, në planin e veprimit për ligjzbatimin e hartës së re gjyqësore do mbajë parasysh edhe pjesën e stokut. Nëse gjyqtarët sot do të mblidhen e do të gjykojnë në të njëjtën ndërtesë, patjetër që do të rritet norma e evadimit të çështjeve. E para do të largohen ecejaket e gjyqtarëve, të cilët plotësonin çështjet e njëri tjetrit. Ndërkohë duke qenë këtu bashkë ata do të gjykojnë çështjet duke u nisur nga vjetërsia e mosha e çështjes sot në gjykatë.

 

Sa i takon faturës financiare, kryetarja e KLGJ u shpreh se nuk priten kosto të shtuara për aspektin infrastrukturor për vitin e parë.

 

Në vitin e parë ne nuk parashikojmë të kemi kosto në pjesën e infrastrukturës. Kemi parashikuar kosto që lidhen me teknologjinë e informacionin sepse do të jetë një situatë për përqendrimin e çështjeve në të njëjtën gjykatë. Zbatimi i takon Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurori i përgjithshëm.

 

Lidhur me paralajmërimin e avokatëve për të çuar hartën e re gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese, Llagami u shpreh:

 

Është e drejta e tyre, propozimi  që ne i kemi përcjellë Ministrisë së Drejtësisë dhe ajo Këshillit të Ministrave është propozim që garanton eficencën. Të drejtat e avokatëve si grup interesi, janë të drejtat e tyre të cilat mund t’i adresojmë me mjete ligjore.   

 

Deklaratat për hartën e re gjyqësore, Llagami i bëri nga poli i drejtësisë, ku 23 gjyqtarë të rinj u zyrtarizuan në sistem pas përfundimit të shkollës së magjistraturës dhe procesit të vettingut.

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë