David Kostelancik do të jetë ambasadori i ri i SHBA-së në Shqipëri.

 

Kandidatura e tij është miratuar këtë të premte në senatin amerikan.

 

David J. Kostelancik është diplomat i Shërbimit të Jashtëm të Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, grada Këshilltar Ministër.

 

Ai ka nisur të shërbejë si këshilltar për politikën e jashtme të Kryetarit të Shefit të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley, në gusht 2021.

 

Më herët ai ka qenë Zëvendësshef i Misionit, dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë në ambasadën e SHBA-së në Budapest, në Hungari.

 

David Kostelancik ka qenë i emëruar në Departamentin e Shtetit Amerikan si Drejtor i Zyrës për Çështjet e Europës Jugore – Qendrore. Ai ka shërbyer si Drejtor i Zyrës së Çështjeve Ruse, në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike.

 

Gjithashtu ka qenë Drejtor i Zyrës së Europës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit.

 

Ai ka shërbyer dy herë në ambasadën e SHBA-së në Moskë.

 

Zëvendësi i Yur Kim është njohës shumë i mirë i gjuhës shqipe, ruse dhe asaj turke.

 

Njohja e gjuhës shqipe pritet t’i lehtësojë edhe më tepër detyrat si ambasador në vendin tonë, Kostelancik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re