Para pak ditësh, nê datën 5 janar, Elisaveta Treska është emëruar drejtoreshë e Sanatoriumit.
Sipas dokumenteve zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), Elisaveta Treska rezulton të jetë pronare e “ROYAL HILL” një resorti eventesh në Vorë.
Mbesa e Berishës, Shpreda Breçani ka patur statusin administratore e këtij subjekti, i cili operon në fushën e hotelerisë, restoranteve dhe organizimit të eventeve.
Img 20260107 Wa0000
Përveç kompleksit “Royal Hill” në periferi të Tiranës, Elisaveta Treska njihet në qarqet e biznesit edhe si pronare e një Bar-Restorant-Hoteli në zemër të Tiranës.
Më konkretisht, bëhet fjalë për një biznes të pozicionuar në një nga rrugicat më të lakmuara një rrugicë para asaj që njihet si “Rruga e Salës”.
