Është emëruar pasditen e somte drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ai është Gjergj Prevazi.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, ndërsa vendimi do të hyjë në fuqi mënjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.

Vendimi:

Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Gjergj Prevazi emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re