Devis Osman do të jetë kryetari i ri i PD në Korçë pas dorëheqjes së Andrea Manos.

Osman deri tani ka mbajtur pozicionin e sekretarit të degës se PD së Korçës ndërsa është propozuar unanimisht nga kryesia e kësaj dege që të jetë ai kryetari i komanduar deri në vitin 2022 moment ky që  përkon edhe me perfundimin e mandatit të kryetarit të degës së PD për Korçën, Andrea Mano.

Një ditë më parë Mano dha doreheqjen duke lënë kështu drejtimin e deges lokale të PD në Korçë të cilën e mbante prej vitit 2009.

Arsyeja e dorëheqjes ishte përfshirja e tij me listen për deputet të PD në zgjedhjet e vitit 2021.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re