
Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me emërtimin e rrugëve me simbolet e komunizmit.
Mësohet se Avokati i Popullit i ka dërguar një rekomandim Këshillit Bashkiak të Tiranës për të shmangur emërtimin e rrugëve dhe shesheve të kryeqytetit me data apo emra që mbartin lidhje me të kaluarën komuniste të Shqipërisë.
Ndër të tjera AP nxit institucionet që të bëjnë verifikime në lidhje me rastet e përdorimit aktual të këtyre emërtesave si dhe nisjen e procedurave për ndryshimin e tyre në rast se ato evidentohen.
Reagimi:
AVOKATI I POPULLIT REKOMANDON SHMANGIEN E EMËRTESAVE TË RRUGËVE ME SIMBOLE TË KOMUNIZMIT
Avokati i Popullit i ka dërguar një rekomandim Këshillit Bashkiak të Tiranës në lidhje me shmangien e përdorimit në emërtimin e rrugëve dhe shesheve të kryeqytetit me data apo emra që mbartin lidhje me të kaluarën komuniste të Shqipërisë.
Rekomandimi gjithashtu nxit institucionet që të bëjnë verifikime në lidhje me rastet e përdorimit aktual të këtyre emërtesave si dhe nisjen e procedurave për ndryshimin e tyre në rast se ato evidentohen.
Në rekomandim përmendet praktika e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut e cila ka elaboruar dhe interpretuar përdorimin e simboleve të ndryshme të së kaluarës në kuadër të mbrojtjes së të drejtës së shprehjes.
Cilësia e një shoqërie demokratike, theksohet në rekomandim, cenohet haptazi nga përkujtimi dhe nderimi i një regjimi që ka shkelur në mënyrë të dhunshme të drejtat e njeriut
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb