Migracioni ka qenë tema më përçarëse e periudhës pesëvjeçare të Jean Claude Juncker si President i Komisionit Evropian.

Ai vazhdon të jetë një nga tematikat më të nxehta të Brukselit – dhe përgjegjësia e madhe tani pritet të kalojë te gjermanja Ursula von der Leyen.

Por para se të paketonte gjërat dhe të nisej drejt planeve të reja, Euronews donte të dëgjonte disa përshtypje nga Komisioneri ne largim i BE-së për Emigrantët, Dimitris Avramopoulos.

Ai nis deklaratat me bindjen se agjenda e emigracionit për politikën evropiane do të ishte një provë thelbësore e legjitimitetit të Bashkimit Evropian.

“Ne nuk jemi aty ku kemi qenë pesë vjet më parë, gjë që dëshmon se ia kemi dalur; rrjedha e emigrantëve ka rënë, kufijtë tanë mbrohen më mirë.

“Ne kemi krijuar sisteme të reja dhe kemi rritur agjencitë ekzistuese si Europol dhe Frontex. Është shumë e vështirë të bindësh 28 vendet anëtare të bashkëpunojnë në radhë të parë dhe së dyti, t’i besojnë njëri-tjetrit. Ky është një nga problemet kryesore për Bashkimin Evropian sot.”

Aramopoulos thotë se Evropa nuk duhet të jetë kurrë një kala për emigrantët.

“Do t’ju kujtoj diçka: hera e parë që u përdor ky term ishte në vitin 1933 nga Adolf Hitler. Ne nuk duam këtë lloj Evropë, por në të njëjtën kohë, ne duhet të mbrojmë kufijtë tanë. Tani për tani ne jemi në një moment të rëndësishëm. Jean-Claude Juncker tha qysh tri vite më parë se po kalojmë nëpër një pikë të rëndësishme. Është e vërtetë. Rritja e populizmit dhe nacionalizmit është një kërcënim i madh; ata kanë fituar terren.”

Por a mendon ai se nëse çështja e migracionit do të ishte trajtuar ndryshe nga BE-ja, do të mund të mos kishin pasur këtë ritëm partitë nacionaliste në zgjedhjet evropiane këtë vit?

Avramapoulos kujton pesë vitet e tij në detyrë dhe më pas jep përgjigjen e tij:

“Ju jeni në zyrën ku të gjitha iniciativat kryesore u morën me kohë. Ne morëm gjithçka në konsideratë.

“Kemi dashur të sigurojmë mbështetje për vendet anëtare të vijës së përparme dhe në të njëjtën kohë të parandalojmë ardhjet e parregullta edhe në Evropën qendrore. Nuk ishte e lehtë, më duhet të them se për të bashkuar të gjitha qasjet nga politikat kombëtare, është mision i pamundur. Kështu që nga njëra anë, ne patëm një politikë evropiane për të cilën e mendojmë dhe e zhvillojmë në emër të të gjithë evropianëve, dhe nga ana tjetër , përballemi me ashpërsitë e disa vendeve. Këtu unë do të doja të bëja një dallim midis shteteve anëtare dhe qeverive – dhe qeveritë kurrë nuk duhet të harrojnë se ato vijnë dhe shkojnë.”

Lidhur me qasjen e Turqisë ndaj emigrantëve në rritje, komisioneri në largim tha se nëse nuk mbahet gjallë marrëveshja Turqi-BE, problemi do të thellohet edhe më keq se në fillimet e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re