13 emigrantë të tjerë në Korçë lanë këtë të mërkurë hotelin ku ishin karantinuar për 14 ditë dhe janë larguar drejt banesave të tyre.

Ata tregojnë për Vizion Plus se periudha e izolimit ishte e vështirë pasi janë detyruar që të futen edhe në borxhe.

Emigrantët thonë gjithashtu se nëse nuk do të paguanin qëndrimin në hotel autoritetet do t’u mbanin pasaportat.

Por situatë e vështirë mbetet dhe për emigrantët që vijojnë të qëndrojnë në izolim.

Ata i bëjnë apel qeverisë që t’i ndihmojë pasi ndodhen në vështirësi financiare. 

Gjatë 24 orëve të fundit, mësohet se janë futur në territorin shqiptar dhe 25 persona të tjerë nga pika kufitare e Kapshticës dhe ajo e Qafë Thanës. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re