Samiti për emigracionin që mblodhi krerët e BE-së për t’i dhënë një krize rë rëndë që ka përfshirë vendet anëtare, ka dalë më në fund me një deklaratë të përbashkët, për disa masat të përbashkëta në miremanaxhimin e situatës së dyndjes. Pala italiane, provokuesja që çoi në mbajtjen e këtij samiti dhe rrezikuese që mos nënshkruante dokumentin përfundimtar, mbeti e kënaqur në fund dhe e vuri firmën.

“Prej sot Italia nuk është më e vetme dhe nga ky samit del një Evropë më e përgjegjshme dhe më përkrahëse”, tha kryeministri Conte.

Ndërkohë, dakortësia e arritur mbi disa pika, ka shpëtuar në një farë mënyre dhe pozitën në rrezik të kancelares Merkel.

Lajmi i arritjes së një konsensusi u njoftua dhe presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

Ajo që vihet re në marrëveshje, është vendimi për t’i dhënë një tjetër këst prej 3 miliardë dollarësh në kuadër të marrëveshjes se 2016-ës, në mënyrë që ky vend t’i mbajë emigrantët larg Europës.

Por ndihmë financiare do u jepet dhe shteteve në veriun e Afrikës dhe në Lindjen e Mesme, me qëllim ngritjen e qendrave të verifikimit në platformat rajonale ku grumbullohen emigrantët.

Gjithashtu, në dokument thuhet se shtetet e BE-së që do të kenë dëshirë të ngrenë kampe, do t’i verfiikojnë azilkërkuesit në territorin e tyre. E nga ana tjetër propozohet që kontrolli i emigrantëve, përsa i përket të drejtës për të kërkuar azil, do të bëhet përpara se të arrijnë bllokun.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re