Dhjetra emigrantë që duan të rikthehen në Shqipëri janë bllokuar në kufi për shkak të masave të marra nga koronavirusi. Ata janë detyruar të kalojnë natën në tokën neutrale në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, pasi nuk lejohen të hyjnë në vendin tonë.

 

Në bazë të aktit normativ kufiri me Greqinë është i mbyllur teksa lejohen të kalojnë vetëm mjetet e tonazhit të rëndë. Familjarët që kane shkuar ne Kapshticë për të marrë të afërmit shprehen të shqetësuar për ta.

 

Nga ana tjetër mësohet pala greke ka lejuar daljen nga toka e tyre të emigranteve por autoritetet tona kufitare nuk kane lejuar hyrjen e tyre në Shqipëri.  En keto kushte ata kane tentuar të rikthehen në Greqi por e kane pasur te pamundur.

 

Edhe në Kakavijë 7 persona jane bllokuar në tokën neutral dhe presin të hyjnë në Shqipëri.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re