Afërsisht 500 fëmijë emigrantë dhe refugjatë të cilët kanë udhëtuar të pashoqëruar me prindër drejt vendeve të BE-së, janë kthyer me forcë në kufijtë e disa vendeve të rajonit, nganjëherë dhe duke ndërsyer qentë nga ana e forcave kufitare.

Konkluzioni ka dalë nga një studimi i organizatave Save the Children dhe Praxis, ku janë marrë dëshmitë e 1,350 të miturve me eksperienca të ndryshme në kufi.

Të dy organizatat konkluduan se në pothuajse çdo e treta e 1.350 rasteve, në bazë të dëshmive, policia apo patrullat kufitare kanë përdorur forces ndaj të miturve pa prindër.

Sipas dëshmive, kthime të dhunshme janë evidentuar në kufijtë e Serbisë, Bullgarië, Maqedonisë, Greqisë, Hungarisë, Rumanisë, Bosnjës dhe Sllovenisë.

Rastet më ekstreme janë shënuar në kufirin hungarez, kur dihet politika zyrtare e këtij vendi me theks anti-emigrantë.

“Policia në Hungari na ka kapur, na ka detyruar të shtrihemi barkas, na kanë goditur brutalisht e janë tallur. Na kanë hedhur ujë të ftohtë, na kanë lështuar deri dhe gaz lotsjellës, apo kanë ndërsyer qentë për të na kafshuar”, tha është një djalë 14-vjeçar nga Afganistani.

Autoritetet e dy organizatave kanë gjykuar se kjo sjellje është e patolerueshme, pasi kufijtë mund të mbrohen pa përdorimin e dhunës, aq më pak ndaj të miturve.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re