Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjate ditës se sotme në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, ku inspektoi nga afër demonstrimin e vënies online të shërbimit për vetëdeklarimin e adresës për shtetasit shqiptarë në emigracion.

Sipas Ministrit, ky shërbim i ri do t’u japë mundësi shtetasve për të përfituar nga shërbimet që ofrohen online dhe për të marrë pjesë në zgjedhje.

Gjithashtu, ministri tha se shërbimet online kushtëzohen me pasjen e një karte ID të vlefshme dhe se shtetasve që u ka skaduar karta, nuk do t’u ofrohen shërbimet e e-Albania, edhe pse kanë tashmë një NID.

Ai ka theksuar se në zgjedhjet e ardhshme do të bëhet identifikimi biometrik i votuesve, ndaj shtetasit duhet të kujdesen që të kenë një kartë të vlefshme, pa të cilën nuk mund të votojnë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re