Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka quajtur një akt kriminal mbylljen e kufirit për dhjetëra shqiptarë në tokën neutrale Shqipëri-Greqi dhe ndalimi i tyre për të hyrë në atdhe e për tu kthyer në shtëpitë e tyre.

Përmes një reagimi në twitter, kryedemokrati i bën thirrje qeverisë të hapë kufirin dhe të mos i trajtojë shtetasit e saj si refugjatë.

“Qeveria shqiptare është përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari. Kushtetuta e Shqipërisë e detyron qeverinë të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar. Ata nuk mund të trajtohen kurrësesi si refugjatë nga shteti i tyre. Tragjedia që po luhet prej 4 ditësh para syve tanë me jetët e dhjetëra shqiptarëve duhet të marrë fund sot!”, shkruan Basha.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të hapen kufijtë deri në përmirësimin e situatës së koronavirusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re