Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur për media nga selia e Kuvendit, lidhur me marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhje Italisë në lidhje me emigrantët që pritet të strehohen në Shqipëri.

Berisha u shpreh se sipas tij firma e Kryeministri Edi Rama në atë marrëveshje është e pavlefshme, duke thënë se “ai është në hetim ndërkombëtar, dhe është i gatshëm të firmosë ç’do gjë që të shpëtoj menderen e tij nga hetimi”.

“Do të ushqej bandat e tij me trafiqe të shumëllojta”, theksoi Berisha, ndërsa shtoi më tej se “Rama nuk ka asnjë autoritet moral dhe ligjor të firmos në emër të Shqipërisë”.

Sali Berisha: Më duhet ti them Melonit se firma e Edi Ramës në atë marrëveshje është e pavlefshme se ai është në hetim ndërkombëtar, dhe është i gatshëm të firmosë ç’do gjë që të shpëtoj menderen e tij nga hetimi i tij. Është bashkëpunëtor dhe fajtoj aq sa McGonigali. Në këtë kontekst, asnjë lloj firme e tij nuk ka më vlerë. Shqipëria ka me Italinë një marrëveshje të firmosur nga PD asokohe, ku ramë dakord që çdo emigrant që kalon nga Shqipëria në Itali, të kthehet në Shqipëri për t’u kthyer në vendin e tij. Në emër të kujt e ka marrë atë zotim? E ka marrë në emër të skllevërve njerëzor. Do të ushqej bandat e tij me trafiqe të shumëllojta. U them italianëve se sipas statistikave të Eurostat, janë larguar çdo vit më shumë se 100 mijë shqiptarë. Ai nuk ka asnjë autoritet moral dhe ligjor të firmos në emër të Shqipërisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re