Gjatë vitit të kaluar Greqia parandaloi hyrjen e paligjshme të pothuajse 260 mijë emigrantëve dhe arrestoi 1500 trafikantë njerëzish, tha ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Takis Theodorikakos.

Theodorikakos ka biseduar me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian, Zvicrës dhe Britanisë së Madhe në Athinë dhe së bashku kanë vizituar murin kufitar në veri-lindje të Greqisë, raporton AP.

Ministri u kujtoi 28 ambasadorëve se kufiri i Greqisë është edhe kufiri i jashtëm i BE-së, duke theksuar se për këtë arsye Athina ka nevojë për mbështetjen e Unionit dhe se duhet të ketë bashkëpunim të ngushtë dhe ndarje të drejtë të detyrave kur bëhet fjalë për çështjet e migrimit ilegal.

Muri i çelikut në kufirin me Turqinë

Agjencia e BE-së për mbrojtjen e kufirit (Frontex) do të caktojë 400 roje të tjera kufitare në Greqi, 250 prej tyre në shkurt, për forcën ekzistuese prej 1,800, tha Theodorikakos.

Muri prej çeliku pesë metra i lartë i Greqisë në kufirin me Turqinë në lindje përtej lumit Evros shtrihet për më shumë se 27 kilometra.

Greqia aktualisht po zgjeron murin, duke shtuar një seksion prej 35 kilometrash, me qëllimin përfundimtar për ta zgjeruar atë për të mbuluar më shumë nga kufiri prej 192 kilometrash.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re