Masat e miratuara nga protokolli mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e emigrantëve “duhet të jenë në përputhje me traktatet europiane”.
Kështu ka deklaruar Anitta Hipper, zëdhënëse e Komisionit të BE-së për Punët e Brendshme.
“Protokolli Itali-Shqipëri zbaton ligjin kombëtar por sigurisht zbatohen edhe standardet e përcaktuara në mbrojtjen dhe procedurat e parashikuara nga ligji komunitar.
Ne kemi thënë gjithashtu se të gjitha këto masa që autoritetet italiane po marrin duhet të jenë plotësisht në përputhje dhe duhet të mos komprometojë në asnjë mënyrë zbatimin e ligjit ,dhe traktateve të BE-së”, shtoi ajo.
