Sipas padisë së gjykatës nga Palermo, Salvini do të gjykohet në padi për “rrëmbimin e njerëzve dhe moskryerjen e detyrave të tyre”, sepse vitin e kaluar, si ministër i Brendshëm, ai ndaloi një anije me 160 migrantë për t’u ankoruar në portet italiane, duke e mbajtur në det për 19 ditë.

Nga ana tjetër, Salvini iu drejtua senatorëve, dhe “mbrojtja” e tij, sipas vëzhguesve, ishte përplot me patriotizëm.

Ai tha se “ai e dinte paraprakisht rezultatin e votimit, sepse një person që është viktimë e procesit politik po dërgohet në gjykatë”, dhe shtoi:

“Unë do t’u tregoj fëmijëve të mi se babi shkon në gjyq jo sepse është një kriminel, por sepse ai e përmbushi detyrimin e tij. E di që do të thotë pak për ju, por për mua, është e vetmja gjë që ka rëndësi. Sonte, do të kthehem në shtëpi me një gjyq në shpinë, por me kokën të mbajtur lart”, tha Salvini.

Deri në minutën e fundit, rezultati i votimit në Senat ishte i pasigurt, sepse varej nga votat e anëtarëve të partisë “Italia Viva”, drejtuesi i së cilës, Matteo Renzi, foli gjysmë ore para se të thoshte përfundimisht se do të votonte për të hapur procesin për Salvinin.

Salvini qortoi me zemërim senatorët e Lëvizjes Pesë Yje, të cilët nuk dolën në mbrojtje të tij, duke u kujtuar se me ta ishte një partner i koalicionit në qeverinë e mëparshme dhe vendimi për ndalimin e anijes me migrantët ishte marrë në unison. /teshesh.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re