Turqia pretendon se Greqia ka provokuar një tjetër tragjedi emigrantësh nga Lindja, në rrugëtimin e këtyre të fundit nga toka turke në atë greke, të cilët më pas vijojnë drejt Europës, ku disa sosh kalojnë dhe nga Shqipëria.

Kështu, 12 emigrantë janë gjendur të vdekur në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë. Autoritetet e Ankarasë thonë se ata u kthyen mbrapsht nga ushtria greke pasi u zhveshën dhe, kësisoj ngrinë nga i ftohti.

Kjo u tha me anë të një postimi në Twitter të ministrit të Brendshëm të Turqisë, Suleyman Soylu.

Sipas ministrit turk, ata janë kthyer mbrapsht nga rojet kufitare greke, të cilat më parë i kanë detyruar që të heqin këpucët dhe xhupat.

“Kjo është barbari. 12 emigrantë gjenden të ngrirë në mes të ftohtit pa këpucë dhe veshje të trasha. BE është pa zgjidhje”, shkroi Soylu në Twitter.

Ndërsa nga ana e Athinës zyrtare ende nuk ka reagim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re