Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas aksidentit tragjik me 8 viktima në fshatin Kuqari në Këlcyrë, ku humbën jetën drejtuesi i mjetit, i cili ishte nga Shkodra dhe 7 refugjatë nga vendet e treta.

Në Komisionin e Sigurisë, Balla u shpreh se është i prekur nga aksidenti, ndërsa shtoi se refugjatët kishin hyrë në Shqipëri nga një shtet anëtar i Bashkimit Europian, fqinj i vendit tonë.

Ministri Balla tha se ngjarja tragjike ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të drejtuesit të mjetit që ka tentuar të shmangë kontrollet policore në atë zonë.

“Jam i prekur nga aksident i ka humbur jetën 7 emigrantë në kërkim të një jete më të mirë dhe bashkë me ta edhe drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar. Nga komunikimi që kam pasur me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit rezulton që aksidenti të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të drejtuesit të mjetit që ka tentuar të shmangë kontrollet e shumta policore në atë zonë.

Në këtë tentativë ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka ndodhur aksidenti. Ndjek keqardhje kur thonë që policia nuk ka kontrollin e territorit, policia nuk kap personat e përfshirë në akte të ndryshme kriminale.

Nëse korridoret e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm prekin vendet edhe vende anëtare të Bashkimit Europian, sepse emigrantë në fjalë vinin nga një vend anëtar i Bashkimit Europian në një prej pikave kufitare të Shqipërisë”, tha Balla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re