Edhe ju keni të afërm në emigrim të cilët i keni dëgjuar se vijnë të mbarojnë punë me dentistin në Shqipëri, pas andej ku jetojnë janë shumë shtrenjtë tarifat.

Megjithatë, nuk e kanë idenë se cfarë u ndodh.

Ajo që emigrantët nuk dijnë, është se materialet që përdoren kanë një kosto shumë më të lirë, duke e bërë kështu shërbimin që marrin më të shtrenjtë se në çdo vend europian.

Europa po përparon në shkencat mjekësore duke futur teknologji të reja që Shqipëria ende nuk i ka vënë në zbatim.

Por ajo çfarë mjekët stomatolog vënë në dukje është se shqiptarët vitet e fundit kanë rritur interesin për të patur një shëndet të mirë oral dhe jo pak herë drejtohen në klinika jashtë për të marr shërbim të specializuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re