Shtetet e Bashkuara thanë se do të nisin arrestimin e së paku
2,000 familjeve emigrante, që ligjërisht do të mund të dëbohen.
Operacioni mbarëkombëtar u kërkua nga Presidenti Donald Trump, i cili
premtoi se do të largojë “miliona” banorë të paligjshëm nga SHBA.
Operacioni pritet të nisë më 14 Korriik, pasi u shty muajin e kaluar.
Gazeta New York Times raportoi se bastisjet janë shtyrë për shkak të
mospajtimeve brenda administratës.
Mbështetësit e të drejtave të emigrantëve shprehën zemërim mbi bastisjet e planifikuara në dhjetë qytete të mëdha.
Operacione të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën, megjithëse është
e pazakonshme të shënjestrohen familje dhe jo imigrantë me histori
kriminale.
Trump e ka bërë trajtimin e imigrimit të paligjshëm prioritet të
administratës së tij, edhe pse kritikët thonë se ai përpiqet të krijojë
armiqësi ndaj popullatave migrante për qëllime politike. /REL
Previous article7000 euro rrogë? Blendi Fevziu e thotë troç sa paguhet dhe ngelëm pa fjalë
