Skip to content

Emigruan për një jetë më të mirë në Francë, familja shqiptare prej një jave fle në rrugë

Emigruan ne France

Një çift shqiptarësh që kanë ikur nga vendi i tyre dhe katër fëmijët e tyre, mes të cilëve edhe një foshnjë 20-muajëshe e sëmurë, nuk kanë përfituar ende strehim emergjent.

Prej një jave, ata flenë në sheshin përpara Bashkisë së Montpeljesë të Francës. Një tubim solidariteti u organizua të hënën në mbrëmje në Montpeje nga shoqatat “Un toit, un avenir et solidarité partagée”, të cilat i shoqërojnë dhe i mbështesin. Rreth 60 persona u mblodhën përpara Bashkisë.

Presidenti i Shoqatës ‘Solidarité Partagée’, e cila po e ndjek këtë familje prej javësh, tha për mediat franceze se, “Kjo situatë është e papranueshme. Fëmijët sëmuren nga të ftohtit. Është gjithmonë kështu. Kemi parë familje me fëmijë që qëndrojnë deri në katër muaj në rrugë. Kjo nuk është normale. Prefektura nuk po e bën pjesën e saj”.

Prefektura mban qëndrimin se kjo familje nuk është prioritet për përfitimin e strehimit emergjent. Ky vendim justifikohet se familja ndodhet në situatë të parregullt dhe se Gjykata Administrative e Montpeljesë, më 8 dhjetor, ka rrëzuar kërkesën e tyre për të përfituar strehim emergjent. Një tubim i ri solidariteti është parashikuar për të dielën, më 21 dhjetor, në orën 14:00, në sheshin përpara Bashkisë së Montpeljesë