Ministria e Ekonomisë e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) ka njoftuar se vendi ka pezulluar eksportet e grurit indian për katër muaj.

“Vendimi është i zbatueshëm për të gjitha llojet e grurit indian (të fortë, normal dhe të imët) krahas miellit të grurit”, tha ministria në twitter.

Agjencia shtetërore e lajmeve ‘Emirates’ tha se vendimi u mor në funksion të zhvillimeve ndërkombëtare që kanë ndikuar në flukset tregtare dhe se qeveria indiane ka miratuar eksportin e grurit në EBA për konsum të brendshëm.

Pasi Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës, e cila është ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë të drithërave, çmimet e grurit u rritën në mënyrë dramatike për shkak të frikës nga mungesa.

Më 13 maj, India ka ndaluar eksportet e grurit, përveç atyre të mbështetura nga letra kredie të lëshuara tashmë (LC) dhe në vendet që kërkojnë të garantojnë sigurinë ushqimore.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re