Skip to content

“Emiratet e Bashkuara Arabe refuzojnë rihapjen e aeroportit në Jemen”

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë refuzuar kërkesat e qeverisë së Jemenit për rihapjen e aeroportit Al Rayan në qytetin juglindor Al-Mukalla të Jemenit.

“Forcat emirate kanë refuzuar udhëzimet e qeverisë së Jemenit për të rihapur aeroportin Al-Rayan”, tha Mukhtar al-Rahbi, këshilltar i ministrit të Informacionit të Jemenit.

Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila është anëtari i dytë më aktiv në koalicionin arab të udhëhequr nga sauditët në Jemen, në vitin 2016 e shndërroi aeroportin në bazë ushtarake për forcat e saj dhe refuzon ta rihapë atë për “arsye të sigurisë”.

Al-Rahbi po ashtu akuzoi Emiratet e Bashkuara Arabe për kthimin e aeroportit në një burg.

“Forcat emirate vazhdojnë të përdorin aeroportin si një burg të paligjshëm për të kryer forma të tmerrshme të torturave kundër jemenasve”, tha ai.

Emiratet e Bashkuara Arabe ende nuk është prononcuar mbi akuzat.

Al-Rayan, aeroporti i tretë më i madh i Jemenit, në prill të vitit 2015 ra nën kontrollin e organizatës terroriste al-Kaida në Jemen, por u rimor në prill të vitit 2016. Që atëherë, Emiratet e Bashkuara Arabe ka përdorur aeroportin si një bazë ushtarakë dhe ka refuzuar ta rihapë atë për fluturime të rregullta.