Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) u kanë bërë thirrje Houthive të mbështetur nga Irani në Jemen që të lirojnë menjëherë anijen e mallrave me flamur të Emirateve të Bashkuara Arabe që sekuestruan javën e kaluar.

Zv.ministrja e Çështjeve Politike të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Përfaqësuesja e Përhershme në Kombet e Bashkuara (OKB), Lana Zeki Nuseybe, i dërgoi një letër Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në lidhje me këtë çështje.

Në letrën e saj, Nusayba deklaroi se pirateria e kryer nga Houthitë në Jemen përbën një kërcënim serioz për sigurinë e lundrimit në Detin e Kuq dhe tha se anija, e cila u sekuestrua nga Houthitë, po transportonte pajisje shëndetësore dhe mjekësore për spitalin në shkretëtirë në ishullin Socotra.

Duke theksuar se ndalimi i anijes së Emirateve të Bashkuara Arabe, Rawabi, nga Houthite në brigjet e Al-Hodeidah, është në kundërshtim me kërkesat e ligjit ndërkombëtar, Nusayba u bëri thirrje Houthive që të lirojnë menjëherë anijen.

Çfarë kishte ndodhur?

Zëdhënësi ushtarak i rebelëve Houthi, Yahya Saree, në llogarinë e tij në Twitter më 3 janar tha se, “Është sekuestruar anija e mallrave ushtarake e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) të koalicionit arab, e cila hyri në ujërat e Jemenit pa leje dhe mbante pajisje ushtarake”.

Koalicioni arab, i cili mbështet forcat qeveritare në Jemen, akuzoi rebelët Houthi të mbështetur nga Irani për sekuestrimin e një anijeje mallrash që transportonte furnizime shëndetësore dhe mjekësore në brigjet e portit Al-Hodaidah në Jemenin perëndimor.

“Milicitë Houthi kryen një sulm të armatosur në anijen e mallrave (me flamur të Emirateve të Bashkuara Arabe) Rawabi, në brigjet e Hodeidah,” deklaroi koalicioni arab në një deklaratë dhe u bënë thirrje rebelëve Houthi që të lironin menjëherë anijen në fjalë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re