Emiratet e Bashkuara Arabe përuruan para pak ditësh “Shtëpinë e Familjes Abrahamike”, një kompleks ndërfetar që strehon një xhami, një kishë dhe sinagogën e parë të ndërtuar ndonjëherë në shtetin arab të Gjirit. Projekti ishte projektuar nga arkitekti i njohur ganez-britanik David Adjaye dhe përfshin disa stile arkitekturore që gjenden tradicionalisht në xhami, kisha dhe sinagoga në mbarë botën. Struktura frymezohet nga të tre besimet abrahamike dhe ka për qëllim të përmbledhë ngjashmëritë e tyre.

Projekti u njoftua nga Abdullah bin Zayed, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, më 5 shkurt 2019 në një takim të Komitetit të Lartë të Vëllazërisë Njerëzore në Bibliotekën Publike të Nju Jorkut.

Komiteti i Lartë i Vëllazërisë Njerëzore (HCHF) është një organ i pavarur i liderëve fetarë, akademikë dhe kulturorë botërorë i krijuar më 19 gusht 2019, bazuar në Dokumentin mbi Vëllazërinë Njerëzore të nënshkruar nga Papa Françesku dhe shejhu i Ezherit Ahmed el-Tayeb. Qëllimi i komitetit është të zbatojë qëllimet të përcaktuara në Dokumentin për Vëllazërinë Njerëzore në nivel ndërkombëtar.

Dokumenti për Vllazërinë Njerzore lindi nga diskutimet midis Papa Françeskut dhe shejhut të Ezherit Al-Tayeb dhe ka të bëjë me mënyrën sesi besimet e ndryshme mund të jetojnë në paqe në të njëjtën botë dhe synohet të jetë një udhëzues për avancimin e një “kulture të respektit të ndërsjellë”.

Xhamia e këtij kompleksi ndërfetar quhet Imam Al-Tayeb sipas emrit Imamit të Ezherit, i cili konsiderohet një nga autoritetetet kryesore në Islamin Sunit, i cili është edhe nga frymëzuesit e këtij projekti.

Kisha do të quhet Kisha e Shën Françeskut të Asizit dhe i kushtohet murgut të shekullit të 13-të, sipas emrit të të cilit është emëruar edhe papa katolik aktual Françesku.

Sinagoga e Moses Ben Maimon emërohet sipas filozofit hebre të shekullit të 12-të i njohur si Rabin Maimonides. Filozofi hebre ishte gjithashtu një mjek që udhëhoqi botën hebraike mesdhetare dhe pacientët e të cilit përfshinin Saladinin, sundimtarin mysliman të Egjiptit dhe Sirisë. Sinagoga është vendi i parë i adhurimit hebre i ndërtuar zyrtarisht në Emiratet e Bashkuara Arabe the si shumica e sinagogave në mbarë botën, është i orientuar drejt Jeruzalemit.

Struktura është ndërtuar në ishullin Saadiyat dhe ngrihet mbi themele të përbashkëta në një kopsht të blertë.

Megjithëse e kaluar në heshtje nga shumë drejtues fetar musliman, ky projekt ka ngjallur debat në botën islame, me zërat kundër tij. Ata e akuzojnë atë si një projekt sekularist që ka në prapavijë sinkretizmin fetar (shkrirjen bashkimin në një të feve).

Copyright: Mexhlis

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re