Skip to content

Emiratet heqin vizat për kosovarët

418898534 396882496333745 2294541382095451111 n

Emiratet kanë hequr vizat për kosovarët, ndodhur kjo bash në ditët e para të lëvizjes pa viza në BE, nisur me 1 janar.418871114 396882406333754 4753559965364706624 n

Është Presidenca kosovare ajo që jep lajmin tjetër të mirë të këtij fillmviti, duke thënë se “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit të saj për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”.

418870968 396882403000421 5526096329664436077 n e1704962901373

418861093 396882409667087 3698273885519272197 n e1704962869487

“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhërinë e Tij Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugë për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve tona dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Presidentja Osmani.