Një gjykatë në Emiratet e Bashkuara Arabe dënoi një grua izraelite me burgim të përjetshëm për qëllimin e shitjes së drogës, njoftoi sot avokati i saj, raporton AP.

Ajo fillimisht u dënua me vdekje, por ky dënim u anulua javën e kaluar.

Autoritetet izraelite thanë se po monitoronin nga afër rastin në Emirate, vendi i parë me të cilin Izraeli normalizoi marrëdhëniet në vitin 2020 nën “Marrëveshjet e Abrahamit” të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara.

Fida Kiwan, 43 vjeçe, nga qyteti izraelit i Haifas u arrestua në mars të vitit të kaluar. Në banesën e saj u gjetën marihuanë, kokainë dhe pilula MDMA dhe u akuzua për trafik droge.

Ndaj gruas izraelite u ngritën akuzat dhe avokati i saj Mordechai Tzivin konfirmoi se ajo ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Avokati shpjegoi se sistemi i ekzekutimit në Emirate është shumë i saktë dhe se amnistia përbën një precedent në rastet kur shqiptohen dënime të rënda.

As Izraeli dhe as Emiratet nuk kanë komentuar zyrtarisht asgjë.

Ministria e Jashtme e Izraelit përshëndeti më herët vendimin për të anuluar dënimin me vdekje, duke thënë se ishte “e kënaqur që përpjekjet përmes kanaleve ligjore dhe kanaleve të tjera që çuan në përmbysjen e dënimit kapital “.

Turistët izraelitë janë dyndur në Dubai që nga normalizimi dhe liderët më të lartë të Izraelit janë takuar me homologët e tyre në shtetin e Gjirit.

Biznesmenët kanë arritur marrëveshje edhe përpara nënshkrimit të fundit të një marrëveshjeje të tregtisë së lirë, e para me një vend arab.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re