Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar se do të pezullojnë bisedimet për blerjen e avionëve luftarakë amerikanë F-35, e cila është pjesë e një marrëveshjeje të mëparshme me vlerë 23 miliardë dollarë, e cila përfshin blerjen e dronëve dhe llojeve të avancuara të municioneve.

“Kërkesat teknike, kufizimet sovrane operacionale dhe analiza kosto-përfitim kanë çuar në një rivlerësim,” tha një zyrtar i Emirateve për Reuters, duke shtuar se bisedimet për blerjen e F-35 mund të rifillojnë në të ardhmen.

Më herët Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se do të tërhiqen nga marrëveshja për blerjen e armëve amerikane.

Aleati i Gjirit është ankuar se kërkesat e sigurisë së SHBA-së janë shumë të rënda, tha Wall Street Journal (WSJ), duke cituar zyrtarë amerikanë.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nënshkruar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për blerjen e 50 avionëve F-35 dhe deri në 18 dronë të armatosur, thanë burime të njohura me blerjen për Reuters.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se partneriteti i SHBA-së me Emiratet e Bashkuara Arabe është më strategjik dhe kompleks sesa shitja e armëve, duke shtuar se Uashingtoni është zotuar të punojë me Abu Dhabin për të zgjidhur shqetësimet e tyre për blerjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re