Emiratet e Bashkuara Arabe kanë lehtësuar dënimet për të huajt që mbërrijnë në vend me produkte që përmbajnë THC, dehësi kryesor në kanabis.

Sipas ligjit të ri, kushdo që ka ushqim, pije ose ndonjë gjë që përmban THC nuk do të shkojë në burg nëse është hera e parë. Në vend të kësaj, autoritetet do të konfiskojnë dhe shkatërrojnë produktet.

Ligji është një ndryshim domethënës për një nga vendet më kufizuese në botë kur bëhet fjalë për importin e lëndëve narkotike për përdorim personal, nga kanabisi tek droga pa recetë.

Shitja dhe lëshimi i lëndëve narkotike është rreptësisht i ndaluar në vend dhe përdorimi i drogës dënohet me katër vjet burg.

Të huajt që kapeshin duke përdorur drogë deportoheshin më parë në vendet e tyre dhe sipas ligjit të ri, ky vendim i lihet gjyqtarit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re