Skip to content

Emiri i Katarit i uron Kurban Bajramin mbretit saudit dhe Princit të Kurorës

Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamed Al Thani në një bisedë telefonike i uroi Kurban Bajramin mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz dhe Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman.

Sipas agjencisë saudite të lajmeve (SPA), Emiri i Katarit zhvilloi një telefonatë me mbretin Salman dhe Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman.

Emiri i Katarit u përcolli urimet e tij me rastin e Bajramit që vjen dhe uroi që Bajrami të jetë një mjet i mirësisë dhe prosperitetit për të dy vendet, popujt vëllezër të të dy vendeve dhe botën Islame.

Çfarë ndodhi?

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin më 5 qershor 2017, duke e akuzuar atë për “mbështetje të grupeve terroriste” dhe filluan të vendosnin një embargo ekonomike ndaj këtij vendi.

Katari mohonte akuzat, por kjo situatë shkaktoi një krizë në rajonin e Gjirit.

Përpjekjet për t’i dhënë fund krizës përfunduan me deklaratën në Samitin e 41-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit në janar se vendet që vendosën një embargo ndaj Katarit kishin rivendosur marrëdhëniet diplomatike me Doha dhe kishin hequr embargon.