Emiri i Kuvajtit riemëron për kryeministër, Sabah al-Khalid

Kuvajt0.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Emiri i Kuvajtit, Sheikh Nawaf al-Ahmed al-Jaber es-Sabah ka riemëruar Sheikh Sabah al-Khalid për kryeministër të vendit.

Në dekretin e emiratit të publikuar në agjencinë zyrtare të lajmeve të Kuvajtit KUNA thuhej se Sabah al-Khalid kishte për detyrë të emëronte anëtarët e qeverisë së re.

Qeveria e udhëhequr nga Sabah al-Khalid, i cili u emërua si kryeministër nga Emiri i Kuvajtit dha dorëheqje më 14 nëntor.

Qeveria e Kuvajtit, e cila dha dorëheqjen marsin e kaluar, bëri betimin në prani të Emirit të Kuvajtit me stafin e saj prej 15 ministrash.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë