Gruaja e aktorit Bruce Willisme i cili vuan nga demencë frontotemporale ka pranuar se festat mund të jenë shumë të vështira për familjet e njerëzve me këtë sëmundje.

Emma Heming përshkroi se si familja e saj po i afrohet tani sezonit të festave me Bruce Willis, i cili po lufton me demencën, duke theksuar se pavarësisht ndryshimeve në jetën e tyre të përditshme, Krishtlindjet mbeten të gëzueshme, por megjithatë të ndryshme.

Në një intervistë me “People”, ajo fillimisht deklaroi: “Festat janë të gëzueshme; ato janë thjesht të ndryshme. Bruce e donte Krishtlindjen dhe ne e duam të festojmë me të. Tani është thjesht ndryshe, kështu që jemi përshtatur.”

Aktori 70-vjeçar u diagnostikua me afazi dhe më pas me demencë frontotemporale në vitin 2022.

Hemming ka folur për udhëtimin e tij shëndetësor në intervista, në mediat sociale dhe në librin e saj, “Udhëtimi i papritur: Gjetja e forcës, shpresës dhe vetes në rrugën e kujdesit”, dhe së fundmi zbuloi se Willis jeton në një shtëpi të ndryshme nga ajo dhe vajzat e tyre.

Në konferencën “End Well 2025”, në të cilën mori pjesë gruaja e aktorit, foli për kujdesin ndaj njerëzve me demencë.

Ajo pranoi se për familjet e njerëzve me demencë, festat mund të jenë “shumë të vështira”. Megjithatë, ajo bëri shaka, “Mendoj se është e rëndësishme të vihet në ekran ‘Die Hard’ sepse është një film Krishtlindjesh”, duke shtuar, “Duhet të mësosh, të përshtatesh dhe të krijosh kujtime të reja, ndërkohë që duhet të rikthesh të njëjtat tradita. Jeta vazhdon. Thjesht vazhdon. Demenca është e vështirë, por prapë ka gëzim. Mendoj se është e rëndësishme të mos paraqitet vetëm një imazh negativ i demencës. Ende ka të qeshura. Ende ka gëzim. Është thjesht ndryshe.”

Përshtati në Shqip S

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re