Lideri francez Emmanuel Macron ka mbërritur në Presidencë ku është pritur me ceremoni zyrtare nga Kreu i Shtetit, Bajram Begaj.

Pas ceremonisë në ambientet e jashtme të intitucionit shtetëror, Macron ka nënshkruar në librin e të ftuarve brenda Presidencës.

Nga ora 08:35 deri në 09:05, do të zhvillohet një takim kokë më kokë mes dy presidentëve.

Kjo është dita e dytë e vizitës zyrtare të Presidentin Macron në Shqipëri.

Pas takimit me homologun Begaj, presidenti francez do të takohet me kreun e qeverisë, Edi Rama në Kryeministri rreth orës 10:30.

Rama dhe Macron do të nënshkruajnë marrëveshjet ekonomike dhe bashkëpunimit mes dy vende.

Ndërsa në orën 11:30 do të zhvillohet konferenca për shtyp me mediat.

Vizita historike

Vizita e Macron është historike, pasi është hera e parë që një president francez viziton zyrtarisht Shqipërinë.

Për shkak se e shtyu me disa orë vizitën e tij, Macron humbi punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, edhe pse më herët e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

Macron e shtyu ardhjen e tij në Tiranë për pasditen e së hënës për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, për shkak të një sulmi terrorist në Arras (Francë) ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme.

Macron nuk mundi të ishte i pranishëm prej mëngjesit të djeshëm, kur liderët e Ballkanit Perëndimor, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u pritën nga Kryeministri shqiptar Edi Rama.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re