Në mesin e frikës për sulme ajrore gjatë natës, një shpresë drite, një jetë e re. Kështu ka ndodhur pas pak mesnatës në një prej metrove të kryeqytetit Ukrainas, atje ku një grua ka sjellë në jetë foshnjen e saj.

Prej tre ditësh tashmë stacionet e metrove në Ukrainë po përdoren si streha për t’i shpëtuar bombardimeve ruse. Shumë njerëz atje kanë përdorur platformën ‘Telegram’ për të komunikuar dhe siç raporton BBC, në një grup komunikimi, u hodh kjo foto për një vajzë që solli në jetë foshnjen e saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re