Floriana Shkoreti është dizenjuesja nga Kosova, e cila jeton në Gjermani dhe është hasur ditët e fundit me një situatë të pakëndshme.

Prindërit e saj janë trajtuar 24 orë si kriminelë dhe nuk janë lejuar të futen për në Gjermani pasi kishin vizë suedeze. Ata nuk kanë pasur asnjë kontakt me Florianën derisa një vajzë rastësisht i ndihmoi pas shumë orësh. Çifti kanë qendruar pa ngrënë, pa pirë dhe pagjumë. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Floriana me lot në sy dhe shumë e prekur ka treguar të gjithë ngjarjen deri te ribashkimi me prindërit.

“Me prindërit e mi gjithmonë kam pasur një raport shumë të fortë dhe gjithmonë i kam premtuar babit dhe mamit që nuk do të mundet asnjëherë që të më ndajë diçka prej jush. Ka qenë shumë e vështirë me ardh deri te unë dhe unë mos të mundem t’i shoh. Jam e emocionuar akoma. Kanë ardhur te unë në Gjermani për herë të parë, pasi nuk i kanë lejuar se kanë qenë me vizë suedeze, edhe për shkak të ligjeve të reja, ata nuk i lanë për të ardhur deri unë, me u pa për asnjë çast me mua apo djalin tim. I kanë ndaluar aty për gjatë gjithë natës, unë nuk kam pasur asnjë kontakt me ta, nuk e di a kanë pirë a kanë ngrënë. I kanë mbajtur aty për 24 orë.  Policët thanë që për herë të parë duhet të bëhet check in në Suedi.

Për fat aty ka qëlluar një vajzë që i ka dëgjuar babin dhe mamin tim të flasin shqip, edhe një vajzë u ka thënë a jeni shqiptarë. Edhe sikur shqiptari bën për shqiptarin, lum ne për njëri-tjetrin. Ajo vajzë më ka ndihmuar shumë, më ka kontaktuar mua dhe më ka thënë jam me prindërit e tu. Janë në duar të sigurta, i kam dhënë për të ngrënë dhe jam duke u munduar t’i mbajë të qetësuar. Pastaj asaj vajzës i thash që unë po vij të takoj babin dhe mamin, po të lutem mos i thuaj asgjë”, u shpreh ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re