ABC News ka siguruar emrat e punonjësve të ish-ALUIZNI-t dhe IMT-së, për të cilët, Prokuroria e Durrësit ka kërkuar pezullim nga detyra në shërbimin publik dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit, pasi akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Punonjësit e pezulluar janë, Helio Huqi; Dorian Zazani; Marsida Shahini; Gerald Kaci; Mario Kërtusha; Mirgen Ismaili; Julian Kacadei; Artemis Malko dhe Merushe Telha.  Këta punonjës, kanë abuzuar me detyrën që prej vitit 2013.

Nga hetimet e prokurorisë, ka rezultuar se punonjësit kishin prishur objekte të cilat ishin të ligjshme dhe për objektet e paligjshme, nuk kishin vepruar sipas ligjit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re