Skip to content

EMRAT/ Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën 21-vjeçari, plagoset një tjetër

auto aksident policia 575x450 11692858142

Një aksident  i rëndë ka ndodhur rreth orës 05:00 në aksin rrugor Milot-Morinë, ku automjeti tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin 2 shtetas është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Për shkak të dëmtimeve nga aksidenti, drejtuesi i automjetit, shtetasi Albert Shullani, 21 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi Kristian Arra, është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit. /