Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur, këtë hërë në fshatin Shën Pjetër të Fierit. Një 22-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë plagosur dy persona.

Makina tip Fiat ka dalë nga rruga dhe për pasojë është demtuar drejtuesi i saj si dhe pasagjerja 21 vjeçare.

Të plagosurit ndërkohë ndodhen ne spitalin e Fierit.

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:15, në fshatin Shënpjetër, Fier, shtetasi A. A., 22 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin ndaj mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet, shtetasja E. R., 21 vjeçe, banuese në Fier, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re