Moti i keq që ka përfshirë të gjithë territorin ka bërë më të vështirë qarkullimin e mjeteve në disa akse të vendit duke shkaktuar gjithashtu aksidente. Dy aksident janë shënuar pasditen e sotme.

Pas aksidentit në Bulqizë, aksidenti i dytë rrugor është regjistruar në Belsh.
Burime bëjnë me dije se dyshohet për tre të lënduar.Sipas njoftimit të pare aksident ka ndodhur në Belsh pranë fshatit Drogot. Mësohet se drejtuesi i automjetit 21-vjeçari Henrik Xherimeja ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga. Në automjet ndodheshin edhe dy pasagjerë.
Mësohet se një pasagjere, Paula Mema ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës.
Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë po marrin mjekim, në spitalin e Beratit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
