Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë.
”Një motorr me targa të huaja, me drejtues shtetasin Agim Serani, 32 vjeç, ka përplasur qytetarin që ecte me biçiklet Afrim Likaj, 54 vjeç.
Të dy janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Forca të shumta policie janë dërguar në vendngjarje dhe po kryejnë hetime për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.
