Vizion Plus mëson emrat e viktimave nga aksidenti tragjik në Tepelenë. Mësohet se Ladi Bega, drejtues i një nga automjeteve të përfshira në aksident, bashkëshortja e tij, Lefteri Begaj, Riza Rapaj dhe një 90-vjeçare që ende nuk është identifikuar, janë viktimat e kësaj tragjedie.

Po ashtu, janë plagosur Andi Shkurta, drejtues i mjetit tip “BMW” të përfshirë në aksident, si dhe bashkëshortja e tij.

Lexo edhe :Related Posts

“Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër”, thuhet në njoftimin e policise.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re