Janë identifikuar katër personat që humbën jetën në aksidentin tragjik mbrëmjen e sotme (17 mars) në Tepelenë.

Mësohet se viktimë e këtij aksidenti të rëndë kanë mbetur shtetasit, Riza Rapaj 42 vjeç; Lavdosh Bega 62 vjeç; Lefteri Bega 57 vjeç dhe Afërdita Meta 85 vjeç.

Ndërkohë që të plagosur rëndë janë dy persona, Jani Meta, rreth 60 vjeç dhe Lavdie Meta, 63 vjeç.

 

Kujtojmë se aksidenti ndodhi në by-passin e Tepelenës poshtë kalasë së këtij qyteti, ku u përplasën tre automjete, të cilat u shkatërruan potësisht.

Mësohet se ka qenë drejtuesi i automjetit “Benz” ai që ka humbur kontrollin duke dalë në korsinë e kundërt dhe duke u përplasur me automjetin “Toyota Yaris”.

Në aksident është përfshirë edhe drejtuesi i mjetit “BMW” që ndodhej pas tij.

Sipas raportimeve disa persona mbetën të bllokuar në automjete dhe u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse që të nxirreshin, e më pas  janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore.

LEXO EDHE: FOTO/ Makinat e bëra “copë” pas përplasjes, pamje nga aksidenti me katër viktima dhe disa të plagosur në Tepelenë

Mësohet se njëri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që lëviznin në kahun e kundërt.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re