Skip to content

EMRAT/ Arsenal armësh në banesë, vihen në pranga dy vëllezër në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy vëllezër pasi në banesën e tyre u gjetën armë zjarri.

 

Sipas të dhënave, në pranga ka rënë Alberto Bicerri i njohur edhe si Genci Meta si dhe Bledar Meta.

 

Nga kontrollet, në këtë banesë u gjetën të fshehura në katër çanta, 1 armë zjarri kallashnikov, dy pistoleta, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarakë.

 

Armët dhe municioni luftarak u dërguan për ekspertizë, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur ose jo, për ngjarje kriminale.

 

Të arrestuarit akuzohen për mbajtje dhe prodhim të armëve pa leje.